Anxhela zhvishet dhe jep këshilla për meshkujt në revistën meksikane

Sep 16, 2012 | 12:29

Pasi çmendi gjithë Amerikën Veriore dhe shqiptarët, përfshirë këtu edhe Europën, supermodelja e njohur shqiptare Angela Martini vazhdon të pushtojë edhe Amerikën latine, pasi ditë më parë ajo është shfaqur në faqet e revistës meksikane ‘’Esquire’’, duke dhënë këshilla për femrat se si duhet kujdesur për meshkujt.  Lexojini më poshtë!

– Sa më shumë që një njeri të jetë i rritur, aq më shumë do të jetë në gjendje të kuptojë një femër.
– Që të jesh me një njeri korrekt, duhet patjetër në çdo kohë dhe me çdo kusht të jesh pjesë e një plani.
– Ne duhet të shikojmë çdo gjë të tyre që nga rruga që bëjnë, pagesat e deri te telefonatat që ata bëjnë, pra në të gjitha duhet pasur kujdes.
– Mënyra më e mirë për ta fituar atë është akoma më e vështirë, pasi fillimisht duhet të biem në dashuri me veten plotësisht.
– Për të pasur vëmendjen tonë, një aromë e mirë do të ishtë një gjë thelbësore…
-Vazhdimësia është absolutisht e nevojshme për të arritur të gjitha me një grua, pastaj femra duhet të dijë se çfarë flitet për ata.
– Në dashuri ne femrat jemi të pamjaftueshme.
– Të gjitha do të donim të ishim të pavarura dhe nganjëherë të paguajmë llogaritë vetë.
– Njeriu duhet të tregojë gjithmonë ndjenjat e tij dhe jo forcën e tij.

© Panorama.al

Te lidhura