Anulimi i vizitës, SHBA: E mirëkuptojmë Putinin

May 11, 2012 | 9:12

Shtëpia e Bardhë reagon pozitivisht pas anulimit te vizites se planifikuar te presidentit rus, Vladimir Putin dhe takimit me presidentin amerikan, barak Obama.

Ne nje deklarate per mediat, Shtepia e Bardhje thotë se nuk ndihet e fyer që presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të mos udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, për të ndjekur Samitin e G8-ës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Putini sapo është betuar në postin e presidentin dhe “është i zënë me formimin e qeverisë”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e kupton këtë”, ka thënë Karni.

Tensionet e ndërsjella janë rritur kohët e fundit në lidhje me planet e SHBA-së dhe NATO-s për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropën Lindore. Rusia i kundërshton këto plane, duke thënë se minimizojnë aftësitë bërthamore të saj.

Moska po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë ndihmuar nxitjen e protestave kundër Putinit gjatë fushatës zgjedhore.

Obama dhe Putini pritet të mbajnë bisedime dypalëshe në qershor, në margjinat e Samitit të G20-ës në Meksikë.

© Panorama.al

Te lidhura