‘Antimafia,sukses.Sekuestrimet,mbi 20 mln euro’

Jul 13, 2012 | 10:05
Eduard Halimi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke e vlerësuar si të suksesshëm zbatimin ligjit Antimafia në kuadër të luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar ka deklaruar se që nga zbatimi i tij është rritur me 200% konfiskimi i aseteve kriminale në vlerë monetare.

Gjatë një konference për luftën ndaj krimit të organizuar, në prani edhe të ambasadorit të BE-së, Etore Sekui, ministri deklaroi se me këtë ligj krimi i organizuar goditet atje ku i dhemb më shumë, e atje ku i buron fuqia; te pasuria.

“Pak vite më parë miratuam një nga ligjet më të rëndësishme ligjin antimafia, opozita e kundërshtoi me orë të tëra, por qeveria ishte e vendosur duke e cilësuar betejë me tolerancë zero këtë betejë ndaj krimit të organizuar dhe bandave. Vetëm vlera e pasurive të sekuestruarave nga Krimet e Rënda është mbi 20 milionë euro, dhjetëra apartamente banimi të sekuestrua cdo vit, njësi tregtare, biznese troje, automjete luksoze që përbëjnë rezultatet e luftës ndaj krimit të organizuar”- tha ai.

Ai ka falënderuar gjykatësit për punën e bërë. “Sot kam kënaqësinë që një trupe gjyqësore ti drejtohem me një falënderim për punën, përkushtimin në të mirë të drejtësisë në luftën e pareshtur ndaj krimit.  Jemi jashtë hartës problematike të krimit të organizuar, qytetarët e bëjnë gjumin e qetë, bandat janë brenda kangjella ve të burgjeve”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura