Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj eshte shprehur i vendosur per nderhyrje te shpejte ne Lazarat, duke pohuar se me pare do te behet monitorim nga ajri per percaktimin e koordinatave.
“Ne nuk do rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër qëllimet kryesore dhe prioritetet e policisë është që të parandalojmë që në embrion kultivimin e bimëve narkotike. Së shpejti do të kemi inspektim me avion të gjithë territorit të vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta se ku dhe sa ka kultivim. Në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në Lazarat”- tha Burgaj.
Sipas tij, Lazarati ka qene dhe mbetet një ndër zonat më problem. Ai ka numeruar se problematike jane edhe zonat te tjera si Shkodra, lumi i Vlores, apo Malësia e Krujës.











