
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën kunder terrorizmit për vitin 2010.
Në raportin vjetor për luftën kundër terrorizmit në pjesën për Shqipërinë thuhet se qeveria shqiptare ka bërë punë të mirë në luftën kundër terrorizmit duke ndryshuar edhe kodin penal.
Sipas raportit janë ngrirë asetet e 13 kompanive dhe 2 personave të cilët dyshohen se financojnë terrorizmin si dhe është themeluar një ligj për konfiskimin e aktiviteteve të blera nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Gjithashtu DASH thekson se policia kufitare në Shqipëri ka bërë përmirësime në sigurinë e pikave të kalimit kufitar.
Raporti përfshin po ashtu një aneks statistikor, të përgatitur nga Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit. Statistikat flasin për 11,500 sulme terroriste, që kanë ndodhur në 72 vende gjatë 2010-ës e që kanë rezultuar me mbi 13,200 vdekje.
Ndonëse numri i sulmeve është rritur për pothuajse 5 për qind nga viti paraprak, numri i viktimave ka rënë për të tretin vit radhazi, përkatësisht për 12 për qind nga 2009-ta. Për të dytin vit me radhë, numri më i madh i sulmeve ka ndodhur në Azinë Jugore dhe në Lindjen e Afërt. Në këto rajone kanë zënë vend mbi 75 për qind të sulmeve në botë
© Panorama.al











