Grupimi i hakërsave të njohur si “Anonymous” kanë lëshuar sot në rrjet një incizim të një telefonate midis FBI-së dhe policisë së Mbretërisë së Bashkuar në të cilën ata diskutojnë përpjekjet për kapjen e tyre.
Thirrja, thuhet se ka ndodhur muajin e kaluar, në të cilën përfshihet biseda për ndjekjen e grupit “Anonymous”, datat e arrestimeve te planifikuara dhe të dhëna të tjera që shërbejnë si prova.
FBI-ja ka konfirmuar telefonaten duke marrë përgjegjësitë mbi vete.
“Informacioni i përkiste vetëm zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe është marrë në mënyrë të paligjshme. Një hetim penal është në proces për të identifikuar ata që janë përgjegjës për këtë çështje “- thuhet në një deklaratë të FBI-së.
Një një masazh në Twitter, botuar nga një person me pseudonimin “AnonymousIRC” thuhet se “FBI do të jetë bërë shumë kurioze për faktin se si ne do të vazhdojmë të lexojmë informacionet e tyre të brendshme në vazhdim”
© Panorama.al











