Anija e parë me emigrantë nga Italia drejt Shqipërisë mund të niset të mërkurën! Ministri Piantedosi: S’do të ketë ceremoni inaugurimi

Oct 14, 2024 | 8:28
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi, deklaron se këtë javë do të mbërrijnë emigrantët e parë në kampin e Gjadrit.

Kampi-i-emirgante-ne-Gjader

Duke folur në një aktivitet në Firence, ai tha se nuk do të ketë ndonjë ceremoni për hapjen e qendrave. Ministri i Brendshëm italian garantoi se qendrat në Shqipëri do të jenë të ngjashme për nga standardet me ato të hapura në Itali.

Ai u shpreh se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil.

“Ne presim të fillojmë javën e ardhshme”, tha Piantedosi, duke shtuar se: “Ne realisht presim që njerëzit e parë të dërgohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme.”

“Nuk do të ketë prerje shiriti”, theksoi ministri italian, duke thënë se qendrat “janë të ngjashme me ato në Itali, nuk ka tela me gjemba, ka kujdes shëndetësor.”

Qendrat, rezultat i një marrëveshjeje midis kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Meloni ishin planifikuar të hapeshin në maj, por ka pasur vonesa në ndërtim.

Mediat italiane shkruajnë se anija e parë me emigrantë mund të niset të mërkurën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura