Angjelina, Argjentina dhe Beatrix, një treshe vërtet speciale e kushërirave këngëtare, kanë pozuar së bashku këto ditë me një stil flokësh si zezake, për ta pasur këtë foto një kujtim të bukur pas largimit të Angjelinës dje drejt Shteve të Bashkuara të Amerikës për studime. Angjelina, vajza këngëtare e Albërie Hadërgjonaj, ka vendosur të lërë Shqipërinë për një jetë më të mirë, edhe pse së fundi karriera e saj muzikore po ecte shumë mirë. Kur këndoi për herë të parë, të gjithë e quajtën “vajza e Albërie Hadërgjonajt”, ndërsa sot edhe pse ka vetëm dy këngë në repertor, askush nuk mund ta harrojë më emrin e Anxhelinës si një vajzë shumë e talentuar, e cila premton se në botën e muzikës do të qëndrojë gjatë.











