Angela Merkel shpalos prioritetet e drejtimit të BE për 6 muajt e ardhshëm: Konferencë për negociatat me Maqedoninë, mbase edhe me Shqipërinë

Jul 8, 2020 | 19:41
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paraqitur sot përparësitë e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë.

merkel6-1024x529

Duke u ndalur tek procesi i zgjerimit, ajo ka përmendur hapat e mëtejshëm të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ne synojmë të arrijmë progres në tre fusha të politikes së jashtme ; dhe fillimisht me një konferencë anëtarësimi të paktën me Maqedoninë e Veriut, mbase edhe me Shqipërinë- t’u japim shteteve te Ballkanit Perëndimor një perspektive anëtarësimi”– ka deklaruar Merkel.

, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.

Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Nëse të dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformave, raundet e para të negociatave mund të hapen qysh në nëntor ose dhjetor. Presidenca gjermane po planifikon të shtojë çështjen në axhendën e BE-së në nëntor. Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu do të duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian paraqiti në Këshillin e BE një projekt-kornizë të negociatave të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ajo u ankua për atë që ajo e quajti përparim të papërfillshëm në bisedimet e daljes me Mbretërinë e Bashkuar që rritën mundësinë e një ndarje pa marrëveshje.

Progresi i bërë deri më tani ka qenë i papërfillshëm, për ta thënë butë … Unë do të vazhdoj të avokoj për një zgjidhje të mirë, por ne duhet të përgatitemi për mundësinë e një mosmarrëveshjeje,” pranoi Merkel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura