Angela Martini pushton revistat e boksit në Turqi

May 6, 2012 | 13:25

Pas suksesve dhe shfaqjeve në shumë revista e kopertina, supermodelja e njohur shqiptare Angela Martini vazhdon me një sukses tjetër jashtë vendit, duke u shfaqur në shumë revista të njohura. Ndoshta fiziku dhe sensualiteti që ka kjo femër, bën që të tjerët të jenë kureshtarë për bukurinë shqiptare. Fotosesionin të cilin e ka realizuar me fotografin turk Mustafa Altay, si duket i ka hapur shumë dyer Angelës. Pasi u shfaq me një intervistë dhe fotosesion në magazinën ‘’Huyriet’’, këto ditë një tjetër revistë boksi ka publikuar materiale dhe foto seksi të Angelës. Krahasimi që i kanë bërë supermodeles Martini, është cilësimi si një nga femrat më seksi dhe më të bukura shqiptare, si dhe zjarri i Ballkanit.

© Panorama.al

Te lidhura