Ka disa javë që flitet nëpër mediat e huaja dhe, siç duket, kjo vëmendje nuk i mjafton. Edhe pse dështoi gjatë pjesëmarrjes në “Miss Universe”, ku Shqipëria nuk u rendit në asnjë vend të rëndësishëm, Angela e ka kuptuar se për të qenë në qendër të vëmendjes duhet të bësh skandale. Pas dy lidhjeve të improvizuara të cilat ndoshta me dashje i lançoi në media me dy këngëtarë shumë të suksesshëm por me ngjyrë, Angela nuk ndalet përsëri. Gjatë këtyre ditëve, ajo ka qenë e pranishme në CFDA Fashion Awards si mysafire. E veshur me një fustan shumë seksi, bukuroshja shqiptare ka mahnitur të pranishmit gjatë pozimit pasi, siç duket, nuk e ka vërejtur se nga shtëpia është larguar pa të brendshme. Ndoshta këtë e ka bërë me qëllim që aparati fotografik të fokusohet në pjesët intime të saj, madje gjatë pozimit në mënyra të ndryshme, ajo ka lënë hapësirë që të fotografohen gati të gjitha pjesët intime. Fotot janë të pacensuruara dhe ashtu janë botuar në shumë media të huaja. Disa foto nga ky event i rëndësishëm kulturor që mbahet në Nju Jork, ajo i kishte postuar edhe në faqen e fansave të saj, por jo këto ku dukeshin pjesët më intime. bl. re











