Angela Martini, linja e saj e bikini tani shitet edhe në Zvicër

Feb 25, 2012 | 14:54

Supermodelja e njohur, Angela Martini, vazhdon të  pushtojë  faqet e revistave e gazetave në mbarë botën. Këtë radhë, shënjestër e saj është gazeta prestigjioze zvicerane ‘’24 minuta online’’, ku pas Adelina Ismailit, Angela është shqiptarja e dytë që prezantohet në këtë gazetë me sukseset e saj. Punë e vështirë të projektosh veshje, por Martini e ka kryer me sukses këtë gjë. Para disa ditësh, ajo ka bërë prezantimin e parë të linjës bikini, të cilën e ka promovuar në Nju Jork. Nga muaj prill, në gjithë Zvicrën veshjet në bikini të Angelës do të shiten nga 100 deri në 200 franga zvicerane.Modelja 25- vjeçare dëshiron të adresojë disa ankesa të femrave, duke thënë se nuk ka trup që  nuk duket i bukur në bikini.  ‘’Nuk ka trup që në bikini nuk duket bukur, filozofia është gjatë krijimit të tyre. Një femër zeshkane, e cila mban linjat e trupit dhe kujdeset për të, patjetër që  do jetë  fituese në  jetë, unë  dua që të bëj femrat të ndihen më të forta dhe më  të  sigurta’’, ka theksuar Martini gjatë një interviste për gazetën zvicerane “24 minuta”. Ironikisht me bikini? Po thotë Angela, ‘’Linja e bikinit që kam bërë unë, janë për të  gjitha femrat, madje edhe ato që nuk kanë linja të  bukura trupore’’, premton ajo. ‘’Ju duhet të  mësoni që t’i doni femrat dhe t’i shikoni ato si një pasqyrë’’, – ka theksuar modelja e njohur për të përditshmen zvicerane.                                  bl. re

© Panorama.al

Te lidhura