Angela Martini fotografohet nudo, Fadil Berisha: Ajo është kryevepër

Jul 1, 2012 | 13:11

Nxjerrja në pah e bukurisë femërore është detyrë e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha. Ai deri më tani ka fotografuar shumë femra të bukura nga mbarë bota, por si duket syri i tij gjithmonë i shkon dhe i kënaqet tek shqiptaret. Nuk është hera e parë që bën foto me Angelën, por kësaj here është fotografuar nudo. Fadil Berisha asnjëherë nuk i ka pasur me siklet poza të tilla, pasi për të ky është thjesht një profesion, por ama duket se kësaj here vajza që ka pasur para objektivit të tij, i ka lënë jo pak mbresa. Supermodelja e njohur, Angela Martini, ka realizuar një fotosesion tepër të nxehtë tek Fadil Berisha, por këtë radhë jo në studio por buzë detit, pa asnjë copë rrobë mbi trup. Se sa e nxehtë është Angela, kemi pasur rastin ta shohim nëpër shumë fotosesione, por këtë herë ajo vjen me një befasi shumë të këndshme duke zbuluar shumë gjëra nga trupi i saj. Madje, edhe vetë Fadili ka treguar se këto foto janë fotot më mirë të realizuara nga dora e tij, ndërsa për Angelën ka thënë se është një kryevepër.

© Panorama.al

Te lidhura