Anëtarësimi, NATO nuk i bën presion Serbisë

Jun 14, 2011 | 17:48

NATO tha se nuk do t’i bëjë presion Serbisë që t’i bashkohet aleancës, por dëshiron që t’i forcojë lidhjet me shtetin, të cilin e bombardoi në vitin 1999.

Komandanti suprem i aleancës, Stefan Abriel, tha se “Serbia është faktor kyç në stabilitetin e rajonit” dhe se NATO “është e gatshme për bashkëpunim, i cili do të jetë intensiv aq sa të dëshirojë Serbia”.

Abriel ka folur në konferencën vjetore të NATO-s që u mbajt në Beograd.

Qindra serbë kanë djegur flamurin e NATO-s dhe kanë hedhur parrulla kundër NATO-s gjatë protestave që kundërshtonin takimin e aleancës.

Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac tha se “jemi të vetëdijshëm për emocionet e së kaluarës, por jemi plotësisht të përkushtuar për të ardhmen”.

 

NATO goditi për 72 ditë Serbinë për të ndaluar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura