ANEB: Miratohet rezoluta që kritikon Iranin

Sep 14, 2012 | 10:04
Pamje satelitore e kompleksit ushtarak iranian në Parçin

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB)  ka miratuar rezolutën me të cilën kritikohet Irani për dështim ne kerkesen për bashkëpunim te plote lidhur me programin e vet atomik.

Në rezolutë shprehet “shqetësim serioz” për vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit dhe aktivitetet e tjera ndërlidhëse.

Sipas rezolutes i bëhet thirrje Iranit që të lejoj inspektimin në hapësirat specifike të kompleksit ushtarak në Parçin, ku ANEB-i dyshon se Teherani ka zhvilluar prova bërthamore para një dekade.

© Panorama.al

Te lidhura