
Nëse është dikush që personifikon verën, ajo është Andresa, bashkëprezantuesja e disa segmenteve tek “E diela Shqiptare”. Braziliania 27-vjeçare duket perfekte me bikinin dyngjyrshësh, që kombinohet me lëkurën e saj çokollatë, teksa merr pak pushim për “rifreskim” nga një set fotografik në Gjirin e Lalsit për kopertinën e revistës “Anabel”. Ende nuk dihet nëse Andresa do të jetë pjesë e “E diela shqiptare” këtë sezon, edhe pse deri tani, pavarësisht shqipes së çalë, falë lirshmërisë dhe buzëqeshjes, ajo ka rezistuar më gjatë nga të gjitha prezantueset e tjera në këtë program. Andresa aktualisht është duke vazhduar studimet për fizioterapi në Shqipëri dhe bashkëjeton me një avokat italian, Mirkon.











