Andi Bushati kapet mat me Balina Bodinakun

Aug 5, 2012 | 13:07

Gazetari i njohur dhe moderatori i programit në “Vizion Plus”, “Zonë e ndaluar”, Andi Bushati, është kapur mat nga paparaci ynë pak javë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”. Gjithnjë ka qenë një kuriozitet më vete jeta private e gazetarit të njohur dhe mjaft simpatik, por vetë ai nuk ka folur asnjëherë për këtë pjesë. Por, mesa duket, kësaj here fotot e paparacit tonë do na japin disa përgjigje. Vajza në krah të Andi Bushatit është gjithashtu shumë e njohur. Ajo është Balina Bodinaku, vajza bjonde, e cila dy vite më parë prezantonte programin “E diela shqiptare” në krah të Ardit Gjebresë, por ka moderuar gjithashtu dhe një program në “Vizon Plus”. Çifti duket që do shkojë diku me pushime dhe sjellja e të dyve nuk lë vend për hamendësime, ata duken shumë intimë me njëri-tjetrin. Në njërën nga fotot, Balina i rregullon këmishën Andit, ndërkohë që mesa duket ata kanë zgjedhur t’i bëjnë pushimet jashtë Shqipërisë, mbase për të qenë edhe larg syve kureshtarë, por nuk e kanë parashikuar se pikërisht para nisjes, udhëtimi i tyre do të dekonspirohet.

© Panorama.al

Te lidhura