Anders Behring Breivik është rikthyer sërish në ishullin Utoja, aty ku më 22 korrik mbetën të vdekur prej tij 69 të rinj. Autori i masakrës së ishullit Utoja dhe shpërthimit të bomës në qendër të Oslos, ku mbetën të vdekur 7 persona është rikthyer i prangosur në ishull, i shoqëruar nga forcat e policisë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.











