Analiza e deputetit Islami: LSI, me PD apo me PS në 2013, ja llogaritë

Jul 24, 2012 | 11:42
Kastriot Islami

Kastriot Islami ne nje analize per “Panorama” rithekson dhe përsërit atë që ka thënë prej kohësh, se “e majta e përçarë” me shumë gjasa do të ishte arsyeja kryesore që PS të gjendej në opozitë edhe në vitin 2013. “E thënë ndryshe, pa bashkim të së majtës, që do të thotë pa bashkim të PS me LSI, nuk ka fitore të PS në vitin 2013. Nëse PS humbet edhe në vitin 2013, rezulton që një brez socialistësh, që nga viti 2001, pra për 16 vjet deri në vitin 2017, janë në opozitë për shkak të keqdrejtimit të PS”- thote ai.

Sipas Islamit, se çfarë do të duhej të bënte PS për bashkimin e së majtës e ka thënë publikisht gjatë dy viteve, 2009-2011. Se çfarë duhet të bëjë PS në të ardhmen dhe se si bashkohet e majta nga këndvështrimi i PS, u takon vetëm atyre që drejtojnë aktualisht PS, por kjo duket një sipërmarrje gati e pamundur.

Panorama boton te plote analizën e Islamit me të gjithë faktorët që duhet të ketë parasysh LSI në vendimmarrjen e saj të qetë e të ftohtë për koalicionet zgjedhore, sidomos në rastin kur PS nuk ka një projekt për bashkimin e së majtës…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura