
TELEGRAPH- “Kjo është e çuditshme. Unë jam ulur në një bar në Tiranë, Shqipëri, dhe nuk po shoh asnjë “gangster” në horizont.”
Kështu e nis një rrëfim të tijin, “Ana surprizuese e Shqipërisë”, Edward Reeve botuar në britaniken Telegraph, udhëtim në të cilin, Reeve është i shoqëruar nga e ëma. Ajo e ka vizituar Shqipërinë më parë në vitin 1986 dhe 1987.
Kishte fluturuar nga Titogradi, Ish Jugosllavi, shkruan ai për të jëmën, dhe kishte kaluar kufirin në 03:00 të mëngjesit. Të gjitha librat, revistat, dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga rojet me Kallashnikov. Atëherë e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë ishte Voyages Jules Verne (VJV), operator turistik i cili është kthyer pas 20 vitesh në Shqipëri.
Rrënojat romake janë madhështore, skena të lavdishme, ushqim të mirë dhe çmime qesharake, të ulta. Reeve në shkrimin e tij gjen shumë gjera të admirueshme në ish vendin komunist.
Ndërsa flet për çmimet e ulta, Reeve thotë se të gjithë flasin anglisht dhe të gjitha sillen shumë mirë. Ai u bën thirrje të gjithëve që të vizitojnë Shqipërinë, megjithëse për të ka një por…
Një nga arsyet e forta, që ai së bashku me të ëmën kane vendosur të vizitojnë Shqipërinë është rikthimi pas 20 vitesh mungesë i operatorit turistik Voyages Jules Verne (VJV) në Shqipëri.
Aeroportin e përshkruan si të pastër dhe modern, ndërsa rrjeti i varfër rrugor të dikton udhëtime të gjata dhe të lodhshme nëpër Shqipëri.
Ndërsa përshkruan disa nga pikat turistike, për Butrintin, Reeve thotë se është ai është një vend magjik
“Në Itali ky vend do të ishte i mbushur plot me vizitorë, ndërsa sot ne po e ndajmë me grup të vogël të moshuarish gjermanë”- thotë ai.
Ia vlen të përmendet, vazhdon, se kuzhina shqiptare në përgjithësi është me cilësi të mirë, dhe e lirë.
“Nëna ime është e befasuar. Tirana në mes të viteve 80-të kishte qenë krejtësisht e vdekur”- shkruan ai.
Duke theksuar se nëna e tij do të rikthehet për të vizituar më me nge veriun e vendit, shton se, opinioni i saj për shqiptarët ka ndryshuar tërësisht.
“Kam menduar se ata ishin një bandë e sertë vetullngrysur”, thotë ajo, “por tani janë të gjitha shumë miqësorë”
Më tej në shkrim bëhet një pasqyrim i kohës në të cilën është më mirë të vizitosh Shqipërinë, si mund të shkosh dhe hotelet më të mira, së bashku me çmimet në disa nga qytetet e vendit.
Paketat turistike për Shqipëri
Voyages Jules Verne (0845 166 7035; vjv.com) ofron një turne shtatë ditor në Shqipëri, nga 895 paund për person, përfshirë Tiranën, Sarandën, Butrintin, Gjirokastrën, Beratin dhe Krujën. Udhëtimi dhe dy vakte ushqim, mëngjes dhe darkë. Ka dhe paketa tre ditore, që nis nga 495 paund.
© Panorama.al











