Dëbora e rënë ditët e fundit në kryeqytetin e Kosovës ka krijuar probleme të shumta në rrugët e amortizuara të Prishtinës, duke ua vështirësuar jetën edhe me shume qytetarëve.
Banorët kanë protestuar sot kundër kreut të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa në një mënyrë krej të veçantë.
Në shenjë revolte për mosmirëmbajtjen e rrugëve nga ana e Komunës së Prishtinës, kanë mbledhur copat e akullit duke krijuar një varr, raporton Express.
Ata kanë vendosur edhe një mbishkrim me emrin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Janë kujdesur që mbi varrin e akujve të vendosin edhe disa lule të kuqe.
© Panorama.al











