Amortizimi i tepërt i sistemit hekurudhor është bërë shkak për daljen nga shinat të trenit të mallrave të linjës Elbasan – Hani i Hotit.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orë 16:00 në afërsi të fshati Bubq të rrethit të Krujës. Krijimi i kësaj situate ka shkaktuar edhe bllokimin e linjës së trenave Vorë- Shkodër.
Policia e Krujës tha se pritet ndërhyrja e specialistëve të hekurudhës për të normalizuar situatën, në mënyrë që të rikthehet sërish lëvizja e trenave për transportin e mallrave.
Amortizimet në sistemin hekurudhor janë bërë shpesh shkak për daljen e vagonëve nga shinat, duke shkaktuar edhe viktima.
Hekurudha shqiptare gjendet prej vitesh në kolaps total për shkak të mungesës së investimeve.
© Panorama.al











