Amnistia Penale në Parlament, Bardhi: Nuk do ta votojmë, se kemi akoma draftin final. Grupi jonë ka propozuar këto dy amendamente

Feb 21, 2024 | 14:31
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit ku ndër të tjera foli edhe për Amnistinë Penal e cila nesër pritet të votohet në Kuvend.

Bardhi tha se amnistia është kthyer në një akt jo transparent, ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij dhe në këto kushte ata do të vazhdojnë aksionin në Kuvend, duke mos e votuar atë.

Ai ka hedhur poshtë lajmin se deputetë të PD kanë kërkuar shfuqizimin e nenit 5 pika 2 që lidhet me vendimet e GJKKO, duke theksuar se këtë  e ka propozuar, deputeti i PS, Plarent Ndreca.

Bardhi: Amnistia është kthyer në një akt jo transparent. Në një akt ku secili në mënyrë te fshehtë shton dhe heq sipas interesi të tij dhe ju e dini që prej muajsh jemi në një aksion brenda kuvendit dhe ky aksion do të vijojë.

Në parim  amnistia është një akt humanizmi i deputetëve dhe do duhet të qëndrojë larg sherrnajës mazhoranca – opozitë. Ka qenë gjithmonë një akt konsesual, por në këtë rast nuk kas pasur asnjë procedurë për konsesualitetin.

Në këtë temë duhet të hedh poshtë disa lajme, sikur kolegë brenda Grupit Parlamentar  PD kanë kërkuar shfuqizim e nenit 5 pika 2, që lidhet me vendimet e gjykatës kundër korrupsionit, e vërteta është që ky është një propozim i Plarent Ndrecës.

Ka pasur vetëm dy amendamente nga ne, një për protestuesit dhe një për barazinë e gjinisë.

Ne nuk e dimë akoma se cili është drafti final i amnistisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura