
SHBA- Amerikanët ndaluan përsëri të martën për të shënuar përvjetorin e 11-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, me ceremoni familjare dhe më të vendosur se kjo është koha për të ecur përpara pas një dekade nga sulmet më të rënda që prej vitit 1941 kur u sulmua Pearl Harbor.
Në orën 08:46 minuta me orën lokale, kohë kur para 11 vitesh ndodhi sulmi i parë me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët e Al-Kaidës kundër Kullave Binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork u mbajt një minutë heshtje.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, mbajtën gjithashtu një minutë heshtje në nderim të viktimave. Heshtje u mbajt edhe në Nju Jork, në vendin ku ndodheshin 11 vjet më parë Kullat Binjake.
Në sulmet e 11 shtatorit mbetën të vrarë rreth 3 mijë persona.
© Panorama.al











