TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, njeheresh zevendeskryeministri, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim lamtumire, Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Fiona Mcllwham.
Haxhinasto vlerësoi mbeshtetjen e dhene nga ambasadorja për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksoi nevojen e zgjerimit te metejshem te bashkepunimit ne fushën ekonomike.
Ambasadorja vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Sipas Haxhinastos mbështetja britanike në procesin e integrimit evropian ka qene e dukshme, nderkohe qe lehtësimi i regjimit të vizave mes dy vendeve sipas tij, do të ndihmonte për rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme.
Gjate takimit ata vleresuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke nenvizuar se marrëveshja e fundit e arritur për përfaqësimin rajonal, forcon sovranitetin e Kosovës dhe i shërben interesave të qytetarëve të dy vendeve si dhe perspektivës evropiane të tyre.
© Panorama.al











