
“Pas dekadash ku zgjedhjet janë kontestuar, populli shqiptar ia doli. Me këtë arritje unë mendoj se rruga juaj drejt Europës është e hapur. Tani është natyrshëm koha për të qenë euforikë, gjë të cilën unë e kuptoj pasi është e merituar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë, por këshilla ime për është: Qëndrojini besnikë programeve tuaja, qëndrojini besnikë Rilindjes dhe kthejeni në realitet. Veprimi i zotit Berisha i dha sigurinë e fundit gjithsecilit se Shqipëria mund të sillet si një shtet normal europian”, tha Carola Müller- Holtkemper.











