TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth është ndalur për një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë që në sallë vazhdonte mbledhja e radhës nisur që paradite, ambasadori ka preferuar të ndjekë nga afër atë që ndodh në ambientet e komisionit për të parë vete procedurën.
Pas mbylljes së mbledhjes së paradites dhe lënies së mbledhjes së radhës për pasdite, ambasadori është takuar edhe me kreun e KQZ-së, Arben Ristani. Vizita ka zgjatur vetem 15 minuta, e pas kesaj ambasadori eshte larguar.











