Sequi e Wollfarth,pas Ramës takim me Berishën

Jul 18, 2011 | 15:34

TIRANË- Pas takimit te zhvilluar ne mesdite me kreun e PS-se, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth jane ndaluar ne kryeministri, ne nje takim me kreun e qeverise, Sali Berisha.

Ne takim ka qene edhe, Zëvendës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Debora Jones.

Sipas njoftimit nga kryeministria, në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet  e fundit në vend, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe perspektivat për të ardhmen.

“Kryeministri Berisha u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat  kërkojnë konsensus të gjerë”- thuhet ne njoftim.

Sipas tij, Berisha theksoi se, edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Astrit Patozi, ishte në këtë kontekst. “Por pavarësisht se mori përgjigje negative nga ana e opozitës, ne mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor”- tha Berisha.

 

Takimi me Ramen

Takimi me Ramen është mbajtur në selinë rozë, jashtë vëmendjes së mediave, por mësohet se në qendër të tij ka qenë situata politike.

Takimi ka zgjatur së paku 1 orë e gjysmë dhe ende nuk ka detaje rreth asaj që palët kanë diskutuar me njëri tjetrin.

Gjate nje deklarate te fundit per mediat, kreu i PS-se kerkoi nderhyrjen e nderkombetareve per situaten e krijuar, duke i kerkuar atyre te pranojne ate qe ndodhi ne Tirane me zgjedhjet dhe ate qe PS-ja e cileson vjedhjen e votes ne tavoline.

Nderkohe, vetëm pak ditë më parë, kreu i grupit demokrat Astrit Patozi, përmes një letre drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci kërkoi bashkëpunim për nisjen e reformës zgjedhore, e kërkuar me insistim nga ndërkombëtarët në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

 

© Panorama.al

Te lidhura