
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar për herë të dytë në një periudhë të shkurtër, të vetëofruarin për postin e Presidentit të Republikës, ish liderin socialist, Fatos Nano.
Në fund të takimit, Nano u shpreh se ky ishte një takim për të shkëmbyer informacione që zgjidhja për Presidentin, përfshirë edhe reformat e tjera të jetë konfliktuale, në dobi të integrimit dhe të shuajë tensionet midis palëve.
Duke siguruar se ai do të ishte një president mbi palët, Nano tha se do të largohet nga gara presidenciale në momentin që do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës.
Pyetjes së për emrin e tij, Rama është dakord, por Meta jo, Nano iu përgjigj; “Kjo nuk besoj se duhet marrë seriozisht, një lojë kungulleshkash që nuk po arrikan dot për kandidaturën time. Po e quaj kështu se çështja për të cilën po flasim është më e rëndësishme se sa interesat që përfaqësojnë Rama dhe Meta.”
Nano u shpreh optimist, dhe tha se mund ta fitonte garën edhe me 71 vota, nëse do të ketë një garë të lirshme dhe të ndershme.
PS, tha Nano është partia ime e zemrës, dhe nëse ajo do të vazhdojë të lëngojë siç po vuan, do ti kthehem asaj me gjithë zemrën.
Ambasadori Arvizu nuk u prononcua per mediat.
Takimi eshte mbajtur në një nga lokalet e kryeqytetit. Takimi vjen një ditë para seancës parlamentare, kur pritet të caktohet edhe data e zhvillimit të raundit të tretë të votimit në Kuvend për presidentin.
Nëse edhe ky raundi dështon, atëherë shanset për një kandidat konsensual janë të pakta. Pas raundit të tretë, Presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë, me 71 vota.
Maxhoranca dhe opozita, nderkaq ende nuk kane gjetur dakordesin per nje kandidat konsensual. Opozita ka hedhur poshte kandidaturen e paraqitur nga maxhoranca, gjyqtarin Xhezair Zaganjori, duke e konsideruar nje emer qe nuk ka ardhur si pasoje e nje procesi mes pozites dhe opozites.
© Panorama.al











