Takimi me Ramën, Arvizu: Presidenti të zgjidhet që raundin e I

May 9, 2012 | 18:50
Rama e Arvizu

TIRANË-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka pranuar se do te jete e veshtire te gjendet nje kandidat per kreun e ri te shtetit qe te plotesoje te gjithe kriteret, por ka theksuar se ai duhet te jete garant i Kushtetutes, te dale nga nje proces konsensual e gjitheperfshires dhe te arrije te gjeje miratim qe ne votimin e pare ne Kuvendin e Shqiperise me 84 vota.

Ne mbyllje te takimit me kreun e PS-se, Edi Rama, qe ka zgjatur me shume se nje ore, Arvizu ka vleresuar ceshtjen e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit shume te rendesishem per BE, SHBA dhe vete Shqiperine.

“Nuk jemi fokusuar në emra specifikë, por jemi më shumë tw interesuar pwr konsultimet me palët, diskutimet që shtrohen në tryezë dhe shpresojmë se do të kemi një bazë të përbashkët në këtë proces, pasi bëhet fjalë për një proces tepër të rëndësishëm për vendin. Ne dimë se cfarë thotë Kushtetuta dhe me lejoni të jem i sinqertë dhe objektivi kryesor duhet të jetë që të ishte zgjedhja që në votimin e parë. Ky duhet të jetë objektivi, nuk duhet të jetë objektivi në raundin e katër e të pestë, loja ka disa rregulla, por ky duhet të jetë objektivi”-tha Arvizu.

Ai ka vleresuar punen e bere ne Kuvend dhe kalimin e ligjeve me 3/5, duke shtuar se shume ceshtje partitë duhet t’i zgjidhin para zgjedhjes së presidentit, pasi nuk do tëishte mirë që këto cështje të vazhdojnë të jenë të pazgjidhura para zgjidhjes së presidentit.

Takimi ka nisur rreth orës 16.39, të pasdites së sotme, kur ambasadori ka hyrë në zyrën e liderit të socialistëve.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i PS-së, Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit evropian në Tiranë, Etore Sekui, me të cilin u bisedua për cështjen e presidentit dhe domosdoshmërinë e një procesi konsensual si dhe me mbylljen në kohë të reformës zgjedhore.

© Panorama.al

Te lidhura