Ish kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka nisur prej pak minutash një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Takimi po mbahet në një nga lokalet e kryeqytetit në afërsi të stadiumit Dinamo.
Takimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë, por për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan, takimi mes tyre u shty. Temë kryesore e takimit besohet se është kandidatura e Fatos Nanos për President.
Ambasadorët dhe institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar gjatë kësaj kohe, që Presidenti i ardhshëm i Republikës duhet të jetë një figurë mbi palët, dhe që përfaqëson unitet. Fatos Nano ka shprehur prej kohësh ambicien e tij për President Republike.
© Panorama.al











