Rama, Arvizu: Presidenti, pas konsultimeve

Feb 8, 2012 | 11:53
Rama e Arvizu

TIRANE- Situata politike ne vend dhe zgjedhja e presidentit ka qene ne qender te takimit te zhvilluar sot mes liderit socialist edi Rama dhe ambasadorit te SHBA-se, ne vendin tone, Aleksander Arvizu.

Pas takimit, Arvizu ka deklaruar per mediat se ai i qendron mendimit per zgjedhje te presidentit permes konsultimeve dypaleshe.

“Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual” sespe ai term mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjtihashtu është i rëndësishëm edhe në areën ndërkombëtar për SHBA-në por edhe për shtetet e Bashkimit Europian” tha Arvizu.

Ai ka vleresuar rolin e presidentit si kyc për përzgjedhjen e krerëve të institucioneve shtetërore për të vendosur në krye të tyre njerëz me integritet

“Roli i presidentit është i rëndësishëm për të zgjedhur krerët e institucioneve shtetërore si Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SHISH-it. Është e rëndësisishme që në këto institucione të vendosen njerëz me integritet”- tha Arvizu.

Sipas tij, mund të flitet për reforma, por nëse në këto institucione nuk janë njerëz me integritet këto reforma do të ishin qesharake. “Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave” theksoi ai.

Nga ana e tij Rama ka njoftuar ne Twitter per temat e takimit mes tyre. Takimi Rama-Arvizu erdhi nje ditepas takimit te zhvilluar mes diplomatit dhe kreut te bashkise kryeqytetase, Lulzim Basha.

Ambasadori Arvizu, kafe në ish-Bllok me Bashën

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar dje me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Arvizu dhe Basha takohen menjëherë pas kthimit të kryebashkiakut nga një vizitë disa ditore në Washington.

Gjatë vizitës së tij Basha zhvilloi një serë takimesh  ku ndër të tjera është diskutua për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, me konkretisht në Tiranë.

Arvizu u takua me Bashën edhe para nisjes së tij për në Washington.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një intervistë në televizion, ambasadori Arvizu e cilësoi Lulzim Bashën si një yll në ngjitje në politikën shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura