TIRANË- Ambasadoret e akredituar ne vendin tone kane pershendetur miratimin me konsensus te Reformes Zgjedhore, duke kerkuar qe ne te njejten fryme te miratohet edhe heqja e imunitetit, si nje nga kushtet per integrimin e vendit ne BE.
Pas votimit te ndryshimeve te Kodit Zgjedhote, ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu deklroi se nuk e priste nje konsensus te tille per reformen.
“Kur flasim për mungesën e besimit është fakt i trishtueshëm, por do jem i sinqertë me ju, nuk e kisha menduar se do e miratonin reformën zgjedhore dhe gjithashtu e kuptoj zotin Dule, Oketa, Mediu dhe partitë e vogla, sepse e di që ka patur diskutim për sistemin, nuk ka qënë i mundshëm, por do jetë në të ardhmen. Të jem i sinqetë nuk e dija që do e kalonin, reformën zgjedhore në Kuvend, kam humbur dy baste se nuk e kisha menduar se do e kalonin, edhe me mungesën e besimit nëse kaluan reformën do kalojnë edhe imunitetin”, tha ai.
Pas tij, ka reaguar edhe ambasadori i BE-se, Sekui, i cili eshte shprehur i lumtur qe procesi shume i rendesishem u kurorezua me konsensus.
“Rezultati i ditës së sotme është një hap shumë i rëndësishëm për integrimin. Ky vullnet nuk ishte i lehtë, por palët duhet ta vazhdojnë”, tha ai.
Ambasadori theksoi se te dyja palët kanë dëshmuar gatishmëri dhe vullnet politik e per kete duhet te pergezohen.
© Panorama.al











