Sulmuesi kamerunas ka prishur çdo marrëdhënie me Interin dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin rus me klubin e Anzhit, me të cilin ka arritur një marrëveshje prej 20 milionë eurosh në sezon për katër vitet e ardhshme. Për të mbyllur këtë tratativë mungon vetëm firma e presidentit Morati, i cili pret një rritje të ofertës së rusëve që fillimisht kishin ofruar 30 milionë euro. Dhe dje, Anzhi ka kënaqur dëshirën e Moratit, duke e rritur në 35 milionë euro ofertën për kartonin e Etosë, por nga këto para, vetëm 18 milionë euro do të paguhen në dorë. Nëse Samuel Etoja do largohet, ashtu sikurse përflitet se mund të ndodhë edhe me Diego Militon dhe Goran Pandevin, sulmi i Interit ka nevojë për zëvendësues, mbi të gjitha një për bomberin kamerunas. Por Morati ka gjetur zëvendësin, Amaurin. Italo-braziliani kushton vetëm 7 milionë euro.











