Almeda, tre muaj në Republikën Domenikane në projektin turk “Surviver”

Feb 20, 2012 | 13:18

Bukuroshja shqiptare fituese e ‘’Miss Globe’’ e gozhdoi publikun turk para ekranit jo vetëm me kërcimin e bukur që bëri, por dhe me sjelljen e saj për të cilën mori mjaft komplimente nga juria, duke e quajtur “vajzë fisnike”. Publiku është shprehur nëpër faqet e internetit që do t’u mungojë shumë buzëqeshja e çiltër e Almedës dhe se duan ta shohin së shpejti përsëri në ekranin turk. Për këtë arsye, ‘’Acun Medya’’ nuk ka vonuar ta bëjë Almedën pjesëmarrëse të një produksioni tjetër të rëndësishëm sa ai i ‘’Dancing with the Stars’’. Nga burime të sigurta në Turqi mësojmë se këtë herë Almeda do të jetë në ekranin turk si pjesëmarrëse në projektin ‘’Survivor’’, që fillon në javën e parë të marsit dhe do të zgjasë 3 muaj. Ky projekt-show do të xhirohet në Republikën Domenikane. Krahas Almedës, në Republikën Domenikane do të garojnë edhe tetë personazhe VIP, si dhe tetë vullnetarë të cilët do të ndihmojnë VIP-at në detyrat e tyre. Në mesin e personazheve të njohur do të jetë edhe këngëtarja e njohur turke Nez, që Almeda e ka njohur prej kohësh kur këngët e saja janë transmetuar në BBF në Shqipëri. Sibel Tüzün, pop rock këngëtare, ka përfaqësuar Turqinë në Eurosong si dhe shumë personazhe të njohura. Për momentin lista përfundimtare ende nuk është mbyllur.                                                                        bl.re

© Panorama.al

Te lidhura