Alkooli me metanol, 19 të vdekur në Çeki

Sep 13, 2012 | 20:23

Së paku 19 vetë kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë në spital, nga përdorimi i alkoolit të lirë me përbërje të metanolit.

Disa nga ata që e kanë përdorur këtë alkool janë verbuar, ndërsa të tjerët janë në gjendje koma, nen kujdesin e mjekeve. Sipas te dhenave 16 vdekje janë konfirmuar në Çeki, dy në Poloni dhe një në Sllovaki.

Republika Çeke dje ka shpallur masa emergjente, ndersa numri i personave që vdiqën nga helmimi me metanol ishte rritur. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy ferma të moshës 28 dhe 21 vjeçare.

Në tregje është ndaluar shitja e pijeve me më tepër se 30% alkool. Nga ndërhyrja e policisë në 410 lokacione janë gjetur 70 raste të alkoolit ilegal.

Kryeministri i Çekisë, Petër Neças ka kërkuar nga të gjithë çekët, që të përmbahen nga pirja “e çfarëdo alkooli, origjina e të cilit është e paqartë”.

Megjithatë autoritetet kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura