Alessio Alia zyrtarizon lidhjen me modelen Katerina Deliyiannis

Jul 16, 2011 | 13:21

Alessio (Afrim) Alia tashmë është bërë një emër shumë i kërkuar në botën e modës dhe aktrimit gati në mbarë botën. Me origjinë nga Shqipëria, ai jeton në Australi, vend ku është vendosur dhe ka gjetur punën si model, duke përfshirë dhe shumë vende të tjera të botës në të cilat ftohet për të sfiluar. Tek Alessio këto ditë ka ndodhur diçka të re sa i përket jetës private. Modeli i njohur shqiptar ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Katerina Deliyiannis, një bukuroshe e cila po ashtu me profesion është modele dhe pjesë e agjensisë së njohur australiane “Chadwickmodels”. “Po, jam në lidhje serioze me Katerinën”, – janë këto fjalët të cilat i pohon modeli Alia në një bisedë për “Panorama plus”. “Po është zyrtare lidhja ime me Katerinën, është një vajzë që unë e dua dhe lidhja ime me të është një dashuri e vërtetë”, – thekson Alessio i cili nuk ngurron të japë edhe detaje të tjera për lidhjen e tij me modelen e njohur. “Jemi njohur në një diskotekë në Melbourne prej 3 muajsh dhe kjo ndodh pas një kohe të gjatë që isha single. Takova një vajzë që më bëri përshtypje në të gjitha anët: karakteri, thjeshtësia, bukuria dhe karizma, siç është një fjalë e vjetër në anglisht (The Worlds its in rash, but I waited to be prefaced), kështu që tek Katerina gjeta një gjë perfekte që na solli një dashuri të pastër dhe mbi të gjitha jemi shumë shokë dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta”, – tregon më tej në rrëfimin e tij modeli i njohur i cili rrëfen se arsyeja që bëri publike lidhjen ishte pikërisht largësia. “Që të bënim publike lidhjen ishte dashuria e largët dhe melankonia që kemi për njëri tjetrin. Unë ndodhem në Tiranë këto ditë dhe ajo në Australi, por do vijë në Shqipëri tek unë pas 1 muaji të kalojmë ca pushime në bregdetin shqiptar”, – shton më tej ai. Se si do të rrjedhë më tej kjo lidhje e dashurisë, Alessio thotë: “Në qoftë se vazhdon kështu dashuria midis nesh, patjetër do të jem krenar të jetë e fejuara ime dhe shoqja ime e jetës”.                                                      bl. re

© Panorama.al

Te lidhura