Alessio Alia shijon pushimet dhe tregon trupin në formë

Aug 12, 2012 | 17:29

Pas ndarjes nga e dashura, modeli shqiptar që jeton në Australi, Alessio Alia, ka preferuar që këtë verë të udhëtojë drejt Europës për të shijuar disa ditë pushimi. Duke bërë punën e tij si model, format trupore të Alessio-s janë shumë të përsosura, saqë nuk e ka problem aspak të bëjë plazh para të tjerëve apo të turpërohet për fizikun e tij. Siç duket, jeta e beqarit i pëlqen më shumë atij, saqë preferon më shumë të kalojë kohë me femra të bukura, por duke mos u lidhur me to. Kjo pasi lidhja e fundit me një modele të njohur në Australi nuk i doli mirë, edhe pse pretendoi se është një nga ato femra me të cilat edhe mund të lidhë kurorë. Jeta e tij si beqar vazhdon ende edhe këtë verë, ndërsa pas pushimeve pritet që të kthehet në Australi për të vazhduar punën e tij.

© Panorama.al

Te lidhura