SHKUP- Aleanca Kuqezi po qëndron sot në Shkup në kaudër nismave të saj.
Qindra aktivistë kanë mbushur rrugët e qytetit te Shkupit.
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, në fjalën e tij gjatë tubimit, tha se ndasitë politike rrënojnë identitetin, dhe se interest kombëtare duhet të qëndrojnë mbi ato partiake.
Mësohet se janë me dhjetra intelektualët shqiptarë nga Maqedonia të cilët po anëtarësohen në Aleancën Kuqezi.
Tubimi po mbahet në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në këtë aktivitet do të mbajnë fjalën e tyre, akademik Ali Aliu nga Shkupi dhe shkrimtarët e studiuesit e letërsisë, Salajdin Saliu e Fatmir Sulejmani nga Tetova. Debatin e drejton Sefer Tahiri, zëvendës kryeredaktor i gazetës “Lajm”.
© Panorama.al











