Aleanca Kuq e Zi, 500 firma në Sarandë

Jun 2, 2011 | 12:34

SARANDE – Qytetarët sarandjotë i janë bashkuar thirrjes së Aleancës Kuq e Zi për kundërshtinë ndaj regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Aleanca Kuq e Zi u instalua në një nga rrugët më të populluara të qytetit, në orën 9:00 të mëngjesit dhe qytetarët e Sarandës janë treguar të interesuar për firmosjen e këtij peticioni. Rreth 500 qytetarë i janë bashkuar thirrjes për të nënshkruar peticionin që kundërshton regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare. Përfaqësues të këtij grupimi kanë apeluar tek qytetarët t’i bashkohen kësaj iniciative, e cila ka për qëllim të rrisë artificialisht numrin e minoriteteve në vend. “Në Sarandë duhej patjetër të vinte Aleanca Kuq e Zi, pasi këtu njerëzit janë më të prekshëm”, u shpreh një prej nënshkruesve të peticionit paraditen e djeshme.     sh.d

© Panorama.al

Te lidhura