
Zbardhet vendimi i Gjykatës që la në burg 20-vjeçarin, në kapelë u gjet vetëm një qime floku 2 cm e gjatë.
Ishte në makinë ditën e varrimit në Durrës, më pas u la në Polici.
Kapela në të cilën u gjet fija e flokut që akuzon Aldo Hoxhën për vrasjen e Fatbardha Tafës, ka kryer një itinerar të ndërlikuar para mbërritjes në Polici. E mbetur siç pretendohet në makinën e bashkëshortit të Lumturi Gjanës, kapela ka shkuar një herë në Durrës e më pas është kthyer në Tiranë. I shoqi i motrës së viktimës e ka pasur kapelen në makinë, kur ka marrë pjesë në varrimin e Fatbardha Tafës në Durrës një ditë pas ngjarjes në Tiranë. Në vendim thuhet se në kapele është gjetur vetëm një qime 2 cm e gjatë. Historia zbardhet nga vendimin gjyqësor që la në qeli Aldo Hoxhën, 20-vjeçarin e dyshuar si autor të vrasjes së Fatbardha Tafës gjatë një tentative grabitjeje të një varëseje floriri. Sipas Gjykatës së Tiranës, provat e vetme që “etiketojnë” Hoxhën si autor të ngjarjes së 7 gushtit pranë Fushës së Aviacionit në kryeqytet janë gjetur në një kapele që dyshohet se është e të riut.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











