Album i ri për Cher, vjen dueti me Lady Gaga

Aug 24, 2011 | 20:06

Lady Gaga ka zyrtarizuar nëpermjet Facebook dhe Twitter regjistrimin e një këngë bashkë me legjendën e muzikës, Cher.

Dy kengetaret pritet te hyjne në studio ne shtator. Kënga do të përfshihet në albumin e ri të Cher me titull Burlesque, i pari pas 10 vitesh mungesë.

Artistja amerikane ka qene protagoniste në muzikalin Burlesque, i cili doli në vitin 2010 me regji të Steve Antin, dhe bashkeprotagoniste Christina Aguilera.

Gaga dhe Cher, dy diva të muzikës botërore në periudha të ndryshme, janë takuar sëbashku në skenë gjatë MTV Video Music Aëards në vitin 2010, ku Gaga mori çmimin për videon më të mirë, i cili iu dorëzua nga Cher.

© Panorama.al

Te lidhura