Albe Hamiti, një shqiptare në ”Vogue” të Gjermanisë

Sep 16, 2012 | 12:21

Albe Hamiti është një tjetër emër i ri i modës në Gjermani. Vajza me origjinë shqiptare dita-ditës po bëhet shumë e famshme në këtë fushë, për shkak se është bërë e para shqiptare që pozon për revistën më të njohur ”Vogue” edicioni gjerman, cover të cilin gjithkush do e dëshironte. Shumë pak informacione qarkullojnë mbi biografinë e Albes, por po të kërkosh në internet emrin e saj, të dalin shumë faqe uebi, në të cilat figuron emri i saj si modele profesionale, edhe pse për publikun shqiptar ajo deri më tani ka qenë e panjohur. Ndërkohë që është në moshë shumë të re, në të ardhmen pritet që Albe të shfaqë talentin e saj edhe në botë, duke u bërë kështu një nga emrat më të kërkuar. “Vogue” është vetë fillimi…

© Panorama.al

Te lidhura