Alarmohet Gjasula, probleme me zemrën

Jul 11, 2012 | 15:28

Mesfushori shqiptar, Jurgen Gjasula, për shkak të problemeve në zemrën nuk do të stërvitet me skuadrën gjermane Duisburg të paktën tre muaj, ka njoftuar të martën drejtori sportiv i ekipit gjerman që garon në Bundesliga 2, Ivica Gërliç, për mediat gjermane. 26-vjeçarit Gjasula i është rekomanduar nga kardiologët të shtrohet për disa ditë në spital, ndërsa kthimi i tij në shtëpi pritet të bëhet në fund të kësaj jave. “Kjo për Gjasulën, është konfirmuar nga të gjithë kardiologët me të cilët ne jemi konsultuar. Është e vështirë për të treguar nëse Jurgen Gjasula mund të kthehet shumë shpejt”, ka thënë Gërliç. “Unë do të bisedoj edhe me trajnerin dhe të shoh se a ka nevojë për të bërë blerje të reja, por ne nuk do të lejojmë që Gjasula të luajë për shkak të gjendjes së tij. Besoj se trajneri do ta përkrahë Gjasulën dhe vendimin tonë që ai të pushojë”. Ndërkohë, mjeku i klubit të Duisburgut, Kristian Shep, ka thënë se kthimi i mesfushorit nga Tirana mund të bëhet pas tre muajsh. “Ne mund të supozojmë që ai mund të kthehet pas tre muajsh”, ka thënë Shep.
Ai e di fare mirë që Gjasula do të mërzitet në javët e ardhshme. Por, ai ia bën me dije Gjasulës se nuk duhet të shqetësohet shumë, sepse sipas tij gjërat do të rregullohen dhe ai sërish do të luajë futboll. “Jugen Gjasula duhet të evitojë këtë problem dhe duhet të pushojë për 12 javë. Pasi të evitojë problemin që ka, do të fillojë nga zeroja deri në 100 për qind, por rritja e intensitetit të punës duhet të bëhet gradualisht”, ka shtuar Shep. Gjasula me Duisburgun ka kontratë deri në vitin 2013. Në radhët e Duisburgut u transferua në korrik të vitit 2011. Ai luan rregullisht te skuadra e Duisburgut.

© Panorama.al

Te lidhura