Është arrestuar dhe mund të përballet me 5 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtor, John Goçi, amerikani me origjinë shqiptare i cili njëherazi njihet në opinionin shqiptar edhe si menaxheri amerikan i këngëtares së njohur kosovare, Genta Ismajli. Goçi është anëtar i bordit të shkollës në Wayne Westland dhe së fundi ishte bërë i njohur pas fushatës së tij për Kongres. Ai është akuzuar të mërkurën pasi ka gënjyer agjentët federalë në Shtetet e Bashkuara, pas hetimit që pasoi nga Tomo Duhanaj, pronar i një fast food-i të njohur atje, Bray’s Hamburger. Gënjeshtra e Goçit lidhet edhe me interesat e kredisë së marrë nga Duhanaj, duke u treguar atyre se interesi ishte 15%, kurse në fakt pas hetimit ishte konstatuar se ai paguante 45% të interesit, si dhe Duhanaj pas hetimeve është konstatuar se jep para në formë huaje për shqiptarët në Amerikë me norma të interesit deri në 45%. Borxhi të cilin Goçi e kishte marrë nga Duhanaj, arrinte shumën prej 30 mijë $. Më tej në hetim thuhej se Duhanaj ka qenë subjekt përgjimi nga agjentët federalë dhe më pas janë zbuluar lidhjet dhe detajet mbi aktivitetin e fajdeve me John Goçin. Ndihma financiare që ka marrë Goçi, ka qenë e dedikuar për fushatën e tij për Kongres, garë të cilën e humbi pas daljes së këtij lajmi. John gjatë luftës në Kosovë ka shërbyer në kuadër të forcave ndërkombëtare e më pas largohet drejt Shteteve të Bashkuara, ku menaxhonte karrierën ndërkombëtare të Genta Ismajlit, e më pas filloi fushatën për t’u bërë kongresmen.











