TIRANE-Distancim nga akuzat dhe presioni politik mbi Kolegjin Zgjedhor dhe kerkese drejtuar politikes, qe nese akuzat mbeshteten mbi fakte t’i drejtohen per veprime te metejshme Prokurorise.
Me kete perfundim ka dale mbledhja e sotme e KLD-se, pas disa ore debatesh, thirrur per akuzat e PS-se ne adrese te anetareve te Kolegjit Zgjedhor, per vendim te shitur kundrejt parave.
Mbledhja e sotme e KLD, sipas Spahiut kishte një axhendë të qartë dhe shumë të rëndësishme, ka pasur disa cështje, duke filluar nga debatet që lidhen me vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe akuzat politike në adresë të tyre, akuzat konkretet me cështje të vendimeve dhe nga ana tjetër sa i përket kërkesës dhe sensibilizimit që gjyqtarët e Kolegjit i kanë adresuar presidentit, ndërkombëtarëve dhe KLD-së.
Sipas tij, KLD u bë i pari institucion që mori në shqyrtim cështjen dhe shqetësimin e kolegjit dhe mediave për këtë problem.
“Me shqetësim kemi ndjekur debatin që fatkeqësisht pas disa muajsh tenton të ngecin topin e konfliktit politik në KLD. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse zgjedhjet në vend nuk administrohen nga drejtësia, por nga politika, nga KQZ që prej tre vjetësh nuk është institucion kushtetutes”- tha ai.
Spahiu e ka quajtur të paprecedentë faktin që zgjedhjet në vend përfundojnë gjithherë në dyer e kolegjit, ndryshe nga sa ndodh në botë, kur një gjë e tillë është rast i vecantë.
“Kolegji, nuk është trupë e emëruar nga drejtësia dhe KLD, por e zgjedhur me short me konsensus dhe pëlqimin e partive, për 8 gjyqtarët dhe kanë pranuar që këta të ushtrojnë detyrën. Në nenin 149 të kodit, KLD i është hequr cdo kompetencë për të inspektuar, proceduar, shkarkuar e transferuar gjyqtarët e Kolegjit gjatë mandatit të tyre. KLD nuk ka asnjë kompetencë dhe nuk e ka nën kontroll Kolegjin. Jemi njohur me akuzat e bëra në adresë të trupës. KLD ka diskutuar gjatë dhe në konsensus ka vendosur të distancohet nga cdo akuzë të adresohet te Kolegji ose gjyqtarë, që nuk është e mbështetur në fakte dhe i kërkojmë faktorit politik që t’i adresohet prokurorisë, sepse KLD në 100% të rasteve ka hequr imunitetin dhe i ka dhënë autorizim prokurorisë të bëjë detyrën, nëse akuzat mbështeten në fakte”- tha ai.
Debatet
Mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise ka nisur me diskutime per akuzat e bera ne adrese te Kolegjit Zgjedhor nga ana e opozites.
Mbledhjen e ka hapur numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se ne kete mbledhje do te diskutohet pikerisht per akuzat ndaj Kolegjit.
Sipas Spahiut zgjedhjet nuk administrohen nga politika, nderkohe qe Kolegji Zgjedhor eshte zgjedhur me konsensus nga te dy kampet politike. “Ka qene PD-PS qe u dhane gjyqtareve imunitet”- ka theksuar ai, duke shtuar se nese ka prova dhe fakte per akuzat ato duhet te depozitohen ne prokurori.
“Eshte detyrim i KLD te mbroje figuren dhe personalitetin e cdo gjyqtari kur ai ka dhene nje vendim te pakontestueshem. Politika nuk mund te akuzoje pa fakle, kjo demton rende imazhin e gjyqesorit shqiptar”- tha ai.
Behet fjale per akuzat e opozitës ndaj Kolegjit Zgjedhor, fill pas shpalljes se vendimit per garen per Bashkine e Tiranes, ne te cilen lane ne fuqi vendimin e KQZ-se dhe rrezuan ankimimet e socialisteve.
Pas kesaj, opozita reagoi ashper, duke akuzuar per blerje koke me koke te trupes se gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, madje me nje shifer te majme 500 mijë euro për secilin vendim të marrë mbi betejën elektorale për Bashkinë e Tiranës.
Ishin fillimisht kreu i PS-se, Rama qe akuzoi per mungese profesionaliteti dhe drejtesi te shitur, e mandej edhe kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci qe dha akuza me shifra per vendime te blera.
Me tej, ishte kolegji ai qe reagoi permes nje letre drejtuar Presidentit dhe nderkombetareve, ambasadoreve te BE-se, OSBE dhe SHBA-se ne vendin tone per presionin e opozites ne drejtim te tyre.
© Panorama.al











