Akuzat e PS për MM,OSBE:Hetim me transparencë

Jul 13, 2012 | 13:09

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

GRAMSH- Kreu i prezences se OSBE-se ne vendin tone, ambasadori Eugen Wollfarth, i pyetur per akuzat e opozites ne adrese te Ministrise se Mbrojtjes dhe kreut te saj, Imami ka deklaruar se PS i ka te gjithe ta drejtat ligjore te hetoje dhe per kete duhet te ndjeke rrugen ligjore.

“Ne nuk kemi informacion të detajuar për këtë akuzë. Opozita i ka të gjitha të drejtat ligjore të hetojë”, tha ai, duke shtuar se “këto akuza duhet të hetohen me transparencë”.

Ai ka vleresuar shume pozitive arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore, por ka nenvizuar se ne kete ligj mire do te ishte te përfshiheshin partitë e vogla.

© Panorama.al

Te lidhura