AKU, qytetarëve: Kujdes me ushqimet e skaduara

Jul 2, 2012 | 12:27
Foto Ilustruese

Agjensia Kombëtare e Ushqimit u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të bëjnë kujdes me mallrat jashtë standardeve, si dhe të mos blejnë produkte shtazore ose nënprodukte të mishit gjatë aksit Fushë- Krujë-Lezhë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, kreu i AKU-së, Genc Juka bëri me dije rezultatet e inspektimit të muajve janar- qershor, ku janë krye 14 mijë inspektime.

Juka tha se janë marrë 108 masa administrative si dhe janë asgjësuar 34 ton produkte ushqimore jashtë standardeve të lejuara.

Pjesa më e madhe e masave administrative janë marrë ndaj subjekteve që tregtojnë produkte jashtë standardeve dhe produkte që u ka kaluar data e skadencës.

© Panorama.al

Te lidhura