Aksion antidrogë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Jul 13, 2011 | 10:28

VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike të llojit heroinë. Sipas policisë së Vlorës, shtetasit Adriatik Lutaj, 20 vjeç dhe Rikelv Alimuçi, 23 vjeç u ndaluanë në kuadër të operacionit të koduar “Rinia”.

“Pas, kontrollit fizik që iu bë në orën 18:00, në lagjen “Isa Boletini”, shtetasit Adriatik Lutaj atij iu gjet një pako me pluhur e dyshuar si ajo e llojit Heroinë me peshë gjysëm kilogram, të cilën dyshohet ta ketë blerë te shtetasi Rikelv Alimuci”- thanë burimet e policisë.

Më tej, u bë kontroll në banesën e shtetasit Rikelv Alimuci ku u gjet edhe një sasi e vogël hashashi dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si Kokainë.

 

© Panorama.al

Te lidhura