
ELBASAN- Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Tiranë- Elbasan duke devijuar nga rruga rreth 10 metra.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur tek “Qershitë” në Qafë- Krrabë.
Drejtor i Qendrës Spitalore Elbasan, Pjerin Xhuvani duke folur për ABC News theksoi se në Elbasan kanë mbërritur 22 perona të plagosur, të gjithë me dëmtime të lehta. Ai tha se deri në këto momente nuk është i nevojshëm transportimi i ndonjërit drejt Tiranës, pavarësisht se dy prej tyre jane ne gjendje me te rende.
Ministria e Shendetesise konfirmoi se nuk ka viktima, por vetem te plagosur lehte, rreth 9 persona. Në autobus dyshohet të ketë patur 31 udhëtarë, të cilët ishin nisur nga Tiranë me destinacion Librazhdin.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili konfirmoi se nuk ka viktima, ndërsa 9 është numri i të plagosurve me plagë të lehta. Njëri prej të plagosurve është në gjendje pak më të rëndë, tha Vasili, por ka të bëjë me fraktura, është pa rrezik për jetën.
Ministri u shpreh se të plagosurit po trajtohen në qendrën spitalore të Elbasanit.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa shefi i qarkullimi rrugor të Elbasanit, Selma Pema tha se paraprakisht mendohet se shkak mund të jetë bërë një humbje e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Autobusi me targë LB 3156 A, me drejtues Mithat Biçaku është një autobus i linjës së përditshme Tiranë- Librazhd.
Pasagjeret e autobusit jane delegate te Aleances Kuq e Zi, e cila ka mbajtur sot ne Tirane Kongresin e Parë Mbarëkombetarë.
Sipas koordinatorit te Aleancës Kuq e Zi në Librazhd, shkak per aksidentin është bëre parakalimi i rrezikshem qe nje fuoristrade me targa TR i ka bere autobusit. Ai tha se fuoristrada ka prekur dy here autobusin, duke bere qe shoferi te humbiste kontrollin.
Disa nga të plagosurit
Taulant Muça
Dritan Boxhiqi,
Florian Shkurti
Fatmir Brazhda, kreu i AK-së për Librazhdin
Pranvera Sollaku,
Altin Alla,
Mehdi Hysa,
Olsi Ozuni
Policia e Shtetit për aksidentin
Policia e Shteti njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.50’, rreth 3 km pa hyrë në qytetin Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë LB 3156 A, drejtuar nga shtetasi Mit’hat Biçaku, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë.
Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 8 nga pasagjerët e këtij autobusi.
Të dëmtuarit në këtë aksident janë transportuar drejt ambienteve spitalore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën, vetëm dy prej tyre kanë pësuar dëmtime më të rënda, por pa rrezik për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Kreshnik Spahiu
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e konsideroi një fat të madh shpëtimin e aktivistëve të AK-së, të aksidentuar sot në aksin Tiranë- Elbasan.
Spahiu tha se dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë, dhe sipas tij mund të jenë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar. Spahiu konfirmoi se gjithsesi janë jashtë rrezikut për jetën.
© Panorama.al











